Aktualitet

Poeti në gjendje të rëndë shëndetësore, reagon QSUT: Agim Doçi pësoi ishemi cerebrale

Shkruar nga Liberale
Poeti në gjendje të rëndë shëndetësore, reagon

Qendra Spitalore Universitare Nënë Tereza ka dhënë informacion zyratr pas shtrimit të poetit të njohur Agim Doçi në ambientet e këtij spitali.

Më herët familjarët konfirmuan për Vizion Plus se poeti Doçi ishte shtruar në spital.

Në reagimin e QSUT thuhet se menjëherë janë kryer ekzaminimet përkatëse dhe poeti i cili ka pësuar ishemi pontine ndodhet në gjendje të rëndë.

Reagimi i QSUT:

Agim Doci u hospitalizua në orët e para të mëngjesit në Shërbimin Neurovaskular, ku shfaqi në mënyrë të menjëhershme çrregullim të të folurit dhe pamundësi në ruajtjen e ekuilibrit!

Doci u referua nga Spitali Bashkiak i Pogradecit ku kishte ndodhur aksidenti vaskular cerebral!

Në QSUT u ekzaminua menjëherë me skaner/angioskaner dhe rezonancë koke.

Nga ekzaminimi u evidentua një ishemi pontine dhe cerebrale e djathtë.

Pacienti është në monitorim të vazhdueshëm në Qendrën Stroke, dhe prej orëve të para të mëngjesit ekipi i mjekëve dhe Prof. Alma Cani, drejtoreshë e QSUT po ndjekin ecurinë e pacientit i cili momemtalisht ndodhet në gjendje kritike për jetën.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH