Kronikë

Po shkonte në punë, aksidentohet për VDEKJE 55-vjeçari në Laç (detajet e para)

Shkruar nga Liberale

Po shkonte në punë, aksidentohet për VDEKJE 55-vjeçari

Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Rubik, ku ka mbetur i vdekur një person.

Policia bën me dije se shtetasi L. L., 55 vjeç, banues në Laç, punonjës i një firme për nxjerrjen dhe përpunimin e mineraleve, gjatë rrugës për te kantieri i firmës, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e një mjeti pune të tonazhit të rëndë.

Si pasojë e daljes së mjetit jashtë rruge, 55-vjeçari ka humbur jetën.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë Rrugore ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po kryejnë hetime për zbardhjen e shkakut të aksidentit.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH