Kronikë

Po lahej në liqen, humb jetën një person në Kukës

Shkruar nga Liberale

Po lahej në liqen, humb jetën një person në Kukës

Një i moshuar në Kukës ka ndërruar jetë, duke u larë në liqen në vendin e quajtur “Gostili i vjetër”.

81-vjeçari dyshohet se ka pësuar arrest kardiak dhe si pasojë ka humbur jetën.
Policia ka nisur hetimet mbi ngjarjen.
 
Njoftimi i policisë:
Kukës/Informacion paraprak/ Në vendin e quajtur “Gostili i vjetër”, shtetasi H. C., rreth 81 vjeç, duke u larë në liqen, dyshohet se ka pësuar arrest kardiak dhe si pasojë ka humbur jetën.
Nga shërbimet e Policisë dhe familjarët është  bërë e mundur nxjerrja e trupit të pajetë të 81 vjeçarit.
Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH