Kronikë

Plas sherri në lokal, rrihet barbarisht 30-vjeçari, tre në pranga

Shkruar nga Liberale
Plas sherri në lokal, rrihet barbarisht 30-vjeçari, tre në

Tre të rinj kanë sulmuar një 30-vjeçar nga Tirana, pas një sherri në një lokal të Korçës, duke e plagosur atë rëndë. Policia ka arrestuar të rinjtë por nuk dha detaje lidhur me motivet e ngjarjes së rëndë.

Korçë/Informacion paraprak
Më datë 13.03.2024, rreth orës 17:10, në lagjen nr. 3, në një lokal, gjatë një konflikti shtetasit O. B., G. B., dhe D. B., dyshohet se kanë goditur me sende të forta shtetasin A. K., rreth 30 vjeç, banues në Tiranë, i cili ndodhet për mjekim në spitalin e Korçës.
Tre autorët e dyshuar të ngjarjes, ndodhen të shoqëruar në ambientet e Komisariatit, për veprime të mëtejshme procedurale.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH