Kronikë

Plas sherri me thika mes dy vëllezërve në Durrës, lëndohet njëri prej tyre, detajet e para

Shkruar nga Liberale

Plas sherri me thika mes dy vëllezërve në Durrës,

Dy vëllezër kanë mbetur të lënduar nga një konflikt me mjet prerës (thika) në Durrës.

Njoftimi i policisë:

“Në lagjen nr. 5, si pasojë e një konflikti janë dëmtuar me mjet prerës, dy vëllezër të cilët ndodhen në spital, për ndihmë mjekësore, jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes   dhe falë veprimeve të shpejta në vendngjarje dhe sigurimit të informacionit, kanë bërë të mundur identifikimin e njërit prej autorëve të dyshuar.

Ndërkohë, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe në drejtimin e  Prokurorisë po vijon punën për identifikimin e autorit tjetër, zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit”.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH