Kronikë

Plas konflikti në Tiranë, 38-vjeçari qëllon me armë zjarri fqinjin (EMRAT)

Shkruar nga Liberale
Plas konflikti në Tiranë, 38-vjeçari qëllon me armë

Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur mëngjesin e sotëm në zonën e Alliasit në kryeqytet.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 07:50, ku gjatë një konflikti për motive të dobta, 38-vjeçari Korado Teodori ka plagosur me armë zjarri në këmbë fqinjin e tij, Sandrino Baci, 31 vjeç.

Aktualisht 31-vjeçari ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjeherë në vendngjarje dhe vijojnë kontrollin e zonës për kapjen e autorit. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Liberale Newsroom

A mund të shihen si shpresëdhënës politikanët e rinj për të përmbysur raportin tradicional të dy partive të mëdha në qeverisje prej ‘92?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH