Një person ka mbetur i vdekur pas një sulmi me armë zjarri në Shkodër, në fshatin Guci e re, gjatë një konflikti.
Burime bëjnë me dije se policia dhe ambulanca kanë shkuar në vendngjarje, për të identifikuar viktimën dhe autorin/ët dhe për të bërë të mundur zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij rasti.
Ndërkohë ende nuk dihen detaje shtesë lidhur me këtë rast dhe pritet të qartësohet situata në vijim.