Kronikë

Plagosje me armë zjarri pas konfliktit, shpallen në kërkim dy vëllezërit!

Shkruar nga Liberale

Plagosje me armë zjarri pas konfliktit, shpallen në kërkim dy

Ngjarja ndodhi pasditen e sotme rreth orës 18:50, ku sipas policisë, pas një konflikti që dyshohet për motive të dobëta, vëllezërit F. D. alias B. T., 32 vjeç, dhe V. T., 26 vjeç, kanë qëlluar me armë në këmbë E. D., banues në Rrogozhinë.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, duke bërë të mundur identifikimin e autorëve, banues në fshatin Luz i Vogël, Kavajë.

Ndërkohë po vijojnë kontrollin e zonës për kapjen e dy vëllezërve, ndërsa 43-vjeçari ndodhet për ndihmë mjekësore në spital jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon veprimet hetimore për sqarimin dhe dokumentimin e plotë ligjor të rastit, ndërsa materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH