Kronikë

Plagoset me thikë i riu në rrugët e Tiranës, prangoset i dyshuari në gjendje të dehur

Shkruar nga Liberale
Plagoset me thikë i riu në rrugët e Tiranës, prangoset i

Një 26-vjeçar u plagos me thikë mbrëmjen e kësaj të marte në Tiranë. Ngjarja ndodhi në zonën e Bulevardit të Ri, për shkaqe dhe në rrethana momentalisht të paqarta.

Autor i dyshuar i kësaj plagosjeje është Armando Jakupi. 42-vjeçari u vu në prangat e efektivëve të Komisariatit Nr.3. Në një njoftim për mediat, policia tha se i plagosuri ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Sa i përket 42-vjeçarit Jakupi, ai dyshohet se ishte në gjendje të dehur në momentin e ngjarjes.  

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, pas marrjes së njoftimit se në rrugën “Reshit Petrela”, sot rreth orës 20:00, kishte ndodhur një konflikt gjatë të cilit ishte dëmtuar me mjet prerës një shtetas, kanë organizuar menjëherë punën për kapjen e autorit dhe vënien e tij përpara përgjegjësisë ligjore”.

Si rezultat i veprimeve të shpejta policore, u kap dhe u arrestua shtetasi A. J., 42 vjeç, banues në Tiranë. Nga veprimet hetimore dyshohet se 42-vjeçari, gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka plagosur me mjet prerës shtetasin A. Z., 26 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve“, thuhet në njoftimin e Policisë së Tiranës.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH