Një i ri shqiptar mbeti i plagosur me thikë pas përplasjes së dy grupeve në Montù Beccaria, në zonën e Pavias.
Mediat italiane raportojnë se 25-vjeçari shqiptar u plagos pas një sherri që shpërtheu në Oltrepo, Itali.
Raportohet se në sherr u përfshinë dy grupe, një shqiptar dhe një tjetër egjiptian. I riu shqiptar u dërgua në spital, ndërkohë lëndime kanë marrë edhe 6 persona të tjerë.
Pas përleshjes, sipas mediave italiane, shumë u larguan para se të vinte policia.