Kronikë

Plagoset me armë zjarri ish-efektivi i RENEA-s në Tiranë

Shkruar nga Liberale
Plagoset me armë zjarri ish-efektivi i RENEA-s në Tiranë

Një person është plagosur me armë zjarri mbrëmjen e kësaj të marte në Tiranë. Bëhet fjalë për shtetasi B. B., 37-vjeç, i cili sipas Policisë dyshohet se është vetëplagosur me armën e tij, të cilin e mbante me leje.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:00, në afërsi të Casa Italias. I plagosuri është transportuar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Burime bëjnë me dije se i plagosuri është një ish-efektiv i RENEA-s, teksa mësohet se është vetëplagosur duke kryer manovra.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH