Kronikë

Plagoset me 7 plumba shqiptari në Itali/ Dëshmia e 43-vjeçarit: Autorët donin të më grabisnin (EMRI)

Shkruar nga Liberale

Plagoset me 7 plumba shqiptari në Itali/ Dëshmia e 43-vjeçarit:

Një 43-vjeçar shqiptar është plagosur me armë zjarri në Itali. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës, në qytetin Giugliano, ndërsa vetë i plagosuri ka deklaruar se ishte viktimë e një grabitje të armatosur.

Sipas mediave italiane bëhet fjalë për shtetasin Roland Lleshi, i cili u qëllua nga dy persona, të cilët po lëviznin me një skuter.

Shqiptari është qëlluar me 7 plumba, të cilat i shkaktuan plagë në këmbë, bark dhe duar.

43-vjeçari u transportua në spital dhe pavarësisht plagëve të shumta, është jashtë rrezikut për jetën.

Shqiptari është i njohur për autoritet italiane, pasi dyshohet se ka qenë pjese e grupeve kriminele të trafikut të drogës dhe armëve.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH