Kronikë

Plagosën me sende të forta një person, 4 të arrestuar në Durrës (EMRAT)

Shkruar nga Liberale

Plagosën me sende të forta një person, 4 të arrestuar

Policia në Durrës ka arrestuar katër persona, të cilët akuzohen për plagosjen me sende të forta të një shtetasi.

Në pranga për ngjarjen e ndodhur në lagjen 15 të qytetit, kanë rënë shtetasit Besim Kërtusha, Dalip Kërtusha, Qani Sulo dhe Ardit Gjoka.

“Specialistët e Seksionit për Krimet e Rënda, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme "Shqiponja", kanë ekzekutuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, të caktuar nga Gjykata e  Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprën penale "Plagosja e rëndë me dashje", kryer në bashkëpunim, për shtetasit:  B. K., 32 vjeç, D. K., 60 vjeç, A. Gj., 32 vjeç, dhe Q. S., 28 vjeç, të gjithë banues në Durrës. Nga veprimet hetimore për rastin, dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, më datë 26.09.2024, në lagjen nr. 15, Durrës, kanë goditur me sende të forta shtetasin F. Ç., i cili është dëmtuar rëndë”, informon policia.

Gjatë kontrollit në banesën e shtetasit Qani Sulo, uniformat blu po ashtu gjetën një sasi kokaine, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH