Kronikë

Plagosën familjen siriane, arrestohen shqiptari dhe rusi në Greqi! Zbardhen emrat (VIDEO)

Shkruar nga Liberale

Plagosën familjen siriane, arrestohen shqiptari dhe rusi në Greqi!

Policia greke ka vënë në pranga një shtetas shqiptar dhe një rus, të akuzuar për plagosjen me sende të forta dhe armë të 3 pjesëtarëve të një familje siriane në Hania të Greqisë.

Në prangat e policisë ranë Luan Hysa 30 vjeç nga Thumana e Krujës dhe Artur Kisiev 46 vjec nga Rusia.

Rreth orës 19:40 të 15 qershorit, Kisoev dhe Hysa, duke udhëtuar me motor, kanë shkuar së bashku në një dyqan ushqimor në pronësi të sirianit Mohamed Younes 58 vjec dhe kanë sulmuar atë dhe dy fëmijët e tij Hussein dhe Marëan Younes 34 dhe 32 vjeç për shkaqe ende të panjohura, duke i goditur me shkop druri dhe duke u shkaktuar lëndime në kokë dhe në gjymtyrët e sipërme.

Viktimat e mësipërme kanë tentuar të pengojnë sulmin e tyre, duke nisur një përleshje mes tyre. Gjatë përleshjes, rusi Artur Kisiev, person me precedentë penalë, ka qëlluar dy 2 herë në drejtim të sirianëve me armë zjarri tip revolver, ku si pasojë është plagosur Hussein Younes në lartësinë e gjurit. Pas të shtënave, autorët janë larguar për t’u vënë në pranga mbrëmjen e së dielës në një një zonë bujqësore në Platania.

Sirianët e plagosur mësohet se ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore pas marrjes së ndihmës së parë.

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH