Kronikë

Berat/ Piu fotoksinë, 45 vjeçarja humb jetën në spital

Shkruar nga Liberale
Berat/ Piu fotoksinë, 45 vjeçarja humb jetën në spital

Një 45 vjeçare humbi jetën pasi dyshohet se është helmuar.

Sipas policisë, mesditën e djeshme, është paraqitur për të marrë mjekim në spitalin rajonal të Beratit, shtetasja F. B., 45 vjeçe, e cila dyshohet se në gjendje të rënduar psikologjike, për shkak të depresionit, ka konsumuar Fotoksinë. Pavarësisht ndërhyrjes së specializuar të shërbimeve mjekësore, 45-vjeçarja ka humbur jetën.

Në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, vijojnë hetimet për të dokumentuar ligjërisht rrethanat e rastit.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH