Kronikë

Pësoi arrest kardiak, humb jetën i moshuari në Velipojë

Shkruar nga Liberale

Pësoi arrest kardiak, humb jetën i moshuari në Velipojë

Një 82-vjeçar nga Kosova ka humbur jetë si pasojë e një arreesti kardiak. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:00 në Velipojë, bën me dije policia. Kjo është ngjarja e dytë tragjike e ditës së sotme, pasi në Durrës për të njëjtin shkak humbi jetën një 67 vjeçare nga Kosova.

“Rreth orës 16:00, shtetasi kosovar I. M., 82 vjeç, dyshohet se ka pësuar arrest kardiak dhe si pasojë ka humbur jetën”, thuhet në njoftimin zyrtar.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH