Kronikë

Përplasi me makinë 2 të rinj nga Fieri, arrestohet shoferi 21 vjeçar

Shkruar nga Liberale

Përplasi me makinë 2 të rinj nga Fieri, arrestohet shoferi 21

Policia ka arrestuar 21 vjeçarin A.Ll i cili pasditen e djeshme shkaktoi aksidentin në bulevardin “Aqif Pasha” ku u përplas me një tjetër automjet dhe më pas për pak sa nuk përfundoi në ambientet e brendshme të një lokali.

Si pasojë e aksidentit të ndodhur dje, mbeti i plagosur lehtë shoferi i automjetit tjetër, E.K, 31 vjeç dhe pasagjerja që udhëtonte me të, të dy banues në Fier.

Dëme materiale u shkaktuan në lulishten e lokalit si dhe në një tjetër automjet që ishte parkuar aty pranë.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH