Një 50-vjeçar është arrestuar në Korçë për përndjekje.
Sipas policisë, dyshohet se ai ka përndjekur ish-bashkëshorten e tij, e cila është e pajisur me urdhër mbrojtjeje, dhe ka shkuar në banesën e saj, në kundërshtim me vendimin e gjykatës.
Grupi hetimor ka nisur hetimet për rastin.