Ngjarja tragjike ndoshi pasdite, në Maliq, teksa një zetor është përmbysur duke ecur në rrugë. Si pasojë, ka ndërruar jetë shoferi 61-vjeçar, Sejfulla Gjata.
Aksidenti trafjik ndodhi në aksin dytësor Moglicë – Zerec. Sipas informacioneve, ngjarja ka ndodhur në një rruge rurale ku mjeti ka ecur mbrapsht dhe është përmbysur.
“Maliq/ Informacion paraprak i policisë:
Rreth orës 18:20, në fshatin Moglicë, Maliq, një mjet bujqësor që drejtohej nga shtetasi S. Gj., 61 vjeç, në rrethana ende të paqarta është përmbysur.
Si pasojë drejtuesi i mjetit buqësor ka ndërruar jetë.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të rastit”, njofton policia.