Kronikë

EMRAT/ Përleshje në mbyllje të koncertit të këngëtarit grek në Palasë, 2 të plagosur dhe 4 në kërkim, njëri kandidat për deputet

Shkruar nga Liberale

EMRAT/ Përleshje në mbyllje të koncertit të

Këngëtari grek Konstandinos Argjiros, teksa performoi në Tiranë më 23 gusht ishte i ftuar edhe një natë më parë për një koncert në një lokal në Palasë. Pas përfundimit të performacës së tij, ambienti u kthye në “arenë boksi”.

Siç njoftoi policia më herët, disa persona janë përfshirë në një sherr të rëndë fizik, si pasojë e të cilit kanë mbetur të plagosur dy persona, një 42-vjeçar, i identifikuar si biznesmeni Luçjano Koçeku dhe Fatbardh Aliaj.

Ai është dhunuar nga disa persona të shpallur në kërkim. Fillimisht janë shpallur në kërkim shtetasit Xhoni  Spaho dhe Genti  Balec. Sipas informacioneve Spaho ka qenë më herët i përfshirë në politikë, kur kandidonte për deputet në zgjedhjet e vitit 2021, nga radhët e Partisë “Aleanca për Demokracinë e Re”. Sot janë shpallur në kërkim edhe dy të tjerë të përfshirë në ngjarje.

Bëhet fjalë për Fatmir Bejon dhe Klajdi Cerrin.

Ndërsa policia vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes, thuhet se sherri ka nisur pas hapjes së një shampanje dhe përhapjes së pijes në tavolinat ngjitur.

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë/Informacion shtesë mbi ngjarjen

Në vijim të njoftimeve të dhëna më datë 26.08.2024 dhe 27.08.2024, për një konflikt fizik të ndodhur në ambientet e një kompleksi në fshatin Palasë, ju informojmë se:

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë, ka vijuar veprimet hetimore për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në konfliktin e ndodhur rreth orës 02:20 të mëngjesit të datës 25.08.2024, në ambientet e një kompleksi, në fshatin Palasë.

Pas këqyrjes së kamerave dhe verifikimeve të kryera, është bërë i mundur identifikimi i 2 personave të tjerë dhe shpallja në kërkim e tyre, konkretisht e shtetasve:

F. B., 30 vjeç, banues në Durrës, dhe K. C., 32 vjeç, banues në Tiranë.

Më herët, policia ka shpallur në kërkim shtetasit Xh. S., 28 vjeç, banues në Tiranë, dhe G. B., 49 vjeç, banues në Durrës.

Gjithashtu, nga veprimet hetimore është bërë i mundur edhe identifikimi i një tjetër shtetasi, i cili ka mbetur i dëmtuar në këtë konflikt për motive të dobëta, konkretisht shtetasi F. A., 42 vjeç, banues në Tiranë.

Vijon puna për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, Xh. S., G. B., F. B., dhe K. C.

Materialet procedurale shtesë i kaluan Prokurorisë së Vlorës për veprime të mëtejshme.

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH