Kronikë

Përfundon gjyqi për Fredi Belerin, ja kur do të jepet pretenca

Shkruar nga Liberale
Përfundon  gjyqi për Fredi Belerin, ja kur do të jepet pretenca

Ka mbaruar procesi gjyqësor për Fredi Belerin, kryebashkiakun e zgjedhur të Himarës, i cili është vendosur nën akuzë për shitblerje votash.

Bëhet e ditur se në seancën e radhës, që do të mbahet më 13 shkurt në ora 14:00, do të lexohet pretenca nga Prokuroria.

Beleri ndodhet në paraburgim që prej 12 majit të vitit 2023 për shitblerje të votave. Ai u arrestua vetëm 2 ditë para zgjedhjeve vendore të 14 majit.

Në seancën e sotme dëshmoi Anila Paci, specialiste në Drejtorinë e Burgjeve, mbi dëshminë e penalitetit të Belerit të administruar nga SPAK:

“Jam pyetur përpara disa muajsh nga Prokuroria e Posaçme për dëshminë e penalitetit të Belerit. Kam dhënë dëshmi përpara agjentëve të BKH. Institucionet shtetërore kanë akses ne regjistrat gjyqësorë, për të parë nëse një shtetas është apo jo i dënuar. Në rast se një person rezulton i dënuar, prokuroria në këtë rast, dërgon kërkesë për historikun e tij. Dokumenti printohet vetëm në rast se një person është i padënuar. Prokuroria nuk ka akses të printojë dënimin. Të dhënat vihen ne dispozicion nga ne”.

“Në rastin Beleri, në regjistrin e gjendjes gjyqësore rezulton i “Rehabilituar”. Unë si specialiste, për kerkesat individuale nga E-Albania” e çaktivizoj sistemin kur rezulton “i dënuar” dhe ia jap “i padënuar”. Prokuroria e Vlorës ka të drejtën të hyjë në sistem. Prokuroritë shohin vetëm nëse një person është i dënuar apo i padënuar, por nuk kanë akses në te dhëna të tjera.

Në këtë rast KQZ ka bërë akses me shkrim ku kërkoi të dhëna për gjendjen gjyqësore dhe unë i kam dërguar të dhënat që është i dënuar.”

I zgjedhur më 14 maj si kryetar i Bashkisë Himarë, Dhionisios Alfred Beleri, u arrestua para votimeve për “korrupsion aktiv në zgjedhje” dhe për rrjedhojë nuk ka mundur të betohet pasi nuk i është dhënë leje për të dalë nga qelia.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH