Kronikë

Përfshihet nga flakët makina në autostradën Thumanë-Kashar, nuk ka persona të lënduar

Shkruar nga Liberale
Përfshihet nga flakët makina në autostradën

Një autoveturë është djegur sot në autostradën e re Kashar-Thumanë.

Një mjet tip ‘Ford Focus’ është përfshirë i gjithi nga flakët, ndërsa mësohet se nuk ka persona të lënduar.

Në vendngjarje janë nisur zjarrfikëset e Vorës dhe paraprakisht bëhet me dije se nuk ka persona të lënduar. Policia po heton për zbardhen e shkaqeve të incidentit.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH