Kronikë

Përfshihet nga flakët magazina në Tapizë, rrezikohet banesa ngjitur

Shkruar nga Liberale

Përfshihet nga flakët magazina në Tapizë, rrezikohet banesa

Një magazinë në fshatin Tapizë të Krujës është përfshirë nga flakët në mesnatë. Nga flakët është rrezikuar seriozisht një banesë, e cila është në pronësi të shtetasit Sali Afmataj.

Zjarri ka përfshirë të gjithë magazinën dhe për pasojë janë djegur materiale të ndryshme dhe bazë ushqimore për blegtorinë.

Ndërhyrja në kohe rekord e zjarrfikëses ka bërë të mundur neutralizimin e flakëve të cilat kërcënonin banesën ngjitur.

Nuk raportohet për të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Shkak i zjarrit sipas zjarrfikëses dyshohet të jetë bërë luhatjet e energjisë elektrike.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH