Kronikë

Përfitoi nga Amnistia, pogradecari nuk kthehet në banesë por kryen një tjetër grabitje, shpallet në kërkim nga policia

Shkruar nga Liberale

Përfitoi nga Amnistia, pogradecari nuk kthehet në banesë por

Ardian Isufi la qelitë e burgut të Drenovës vetëm një ditë më parë. Ai është shpallur sërish në kërkim nga policia për vjedhje.

I riu pogradecar ka qenë i dënuar për vjedhje ndërkohë ditën e djeshme përfitoi nga Aministia. Pak minuta pasi hyri në qytetin e Korçës ka realizuar vjedhjen e radhës në lagjen 18 të këtij qyteti.

Këtë herë “gjahu” i tij ka qenë një mjet Ford Fiessta i parkuar (i ndezur) në afërsi të shkollës “Raqi Qirinxhi” pasi pronari i mjetit ishte pranë njesie shërbimi.

Isufi ka hyrë në mjetin e parkuar dhe është larguar me shpejtësi në drejtim të Pogradecit, ku policisë nuk i ka ngelur gjë tjetër ku pas denoncimit të pronarit të mjetit të bëjë këqyrjen e kamerave të sigurisë në interenarin që është menduar se ka kaluar i riu.

 Nga këqyrja e kamerave është dalluar mjeti tip Ford Fiessta që kalonte në aksin rrugor Korçë – Pogradec deri në fshatin Luamalas më pas grabitësi i mjetit ka humbur çdo gjurmë edhe për policine që tashmë është në kërkim të tij.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH