Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e fundit në Shkodër.
Pas një atentati paraprakisht raportohet se kanë humbur jetën në vendngjarje dy persona në Shkodër.
Ndërkohë 2 persona kanë mbetur të plagosur rëndë.
Dy automjete në ecje kanë qëlluar me breshëri njëra-tjetrën, ku një mjet me targa kroate është qëlluar disa herë, dhe më pas është përplasur me një mur.
Ngjarja ka ndodhur në rrethotullimin e 5 Heronjve në zonën e Dobraçit.
Forca të shumta policie, zjarrfikëset dhe disa ambulanca ndodhen në vendngjarje.
Pritet konfirmimi zyrtar i policisë për rrethanat e ngjarjes së rëndë.