Kronikë

Pamje nga VENDNGJARJA/ Aksident me pasojë vdekjen në mbrëmje, makina përplas për vdekje këmbësorin

Shkruar nga Liberale
Pamje nga VENDNGJARJA/ Aksident me pasojë vdekjen në mbrëmje,

Një aksident me pasojë vdekjen e një shtetasi raportohet të ketë ndodhur mbrëmjen e kësaj të shtune në fshatin Rinia të Durrësit.

Durrës/Informacion paraprak

Rreth orës 18:45, në aksin rrugor “Sektor Rini-Shenavlash”, një automjet me drejtues shtetasin R. K., 31 vjeç, ka përplasur këmbësorin shtetasin Gj. D., rreth 52 vjeç, i cili si pasojë ka humbur jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Në vendin e ngjarjes ndodhet policia, e cila po punon për zbardhjen e rrethanave të këtij aksidenti.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH