Kronikë

PAMJE NGA VENDNGJARJA/ Aksident i rëndë në aksin Lezhë-Laç

Shkruar nga Liberale

PAMJE NGA VENDNGJARJA/ Aksident i rëndë në aksin

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Lezhë-Laç në afërsi të fshatit Spiten. Në aksident janë përshirë dy makina që siç duket nga fotot kanë pësuar dëmtime të mëdha.

Nga burime në vendin e ngjarjes bëhet me dije se në njërin nga automjetet janë gjetur të lënduar rëndë dy shtetas turq. Ata janë dërguar në spitalin e Lezhës për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

Ndërsa në mjetin tjetër nuk është gjetur asnjë person. Policia është vënë në kërkim të ndonjë personi i cili mund të jetë lënduar ose edhe mund të jetë larguar nga vendi i ngjarjes.

Po ashtu ka nisur hetimi për të zbuluar shkaqet e plota të këtij aksidenti.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH