Kronikë

Pamje nga vendi ku autorët dogjën makinat që përdorën në atentatin ndaj Ardjan Gjeloshit

Shkruar nga Liberale

Pamje nga vendi ku autorët dogjën makinat që përdorën

Pamjet që shihni tregojnë vendin ku u dogjën dy automjetet që përdorën autorët e atentatit ndaj biznesmenit Ardjan Gjeloshi.

Dy automjete janë gjendur të djegura në shtratin e lumit Mat.

Atentati ndodhi të shtunën e 10 shkurtit, në një firmë inertesh, ku disa persona qëlluan me breshëri, duke lënë të vdekur ekonomistin 70-vjeçar Selman Mihana dhe të plagosur pronarin, Ardian Gjeloshi, 52-vjeç.

Dy janë pistat ku janë fokusuar hetimet e policisë. E para lidhet me konfliktet për shkak të firmës së inerteve ndërsa pista e dytë sipas policisë është ajo e hakmarrjes. Emra të familjes Gjeloshaj u lakuan në një ngjarje të rëndë te ndodhur në vitin 2002.

Përgjatë dy ditëve janë shoqëruar dhe marrë në pyetje një numër i konsiderueshëm, personash të cilët mund të kenë dijeni rreth ngjarjes, por dëshmitë e tyre nuk kanë qenë të vlefshme për grupin hetimor.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH