Kronikë

PAMJE nga aksidenti tragjik, humb jetën drejtuesi i mjetit, një tjetër i plagosur

Shkruar nga Liberale
PAMJE nga aksidenti tragjik, humb jetën drejtuesi i mjetit, një

Një aksident i rëndë automobilistik ndodhi pasditen e sotme në Bypassin e Vlorës dhe si pasojë drejtuesi i mjetit, një 24-vjeçar ka humbur jetën, ndërsa pasagjeri është në gjendje të rëndë shëndetësore.

Drejtuesi i makinës mësohet se është përplasur me bordurat anash autostradës. Siç shikohet edhe në pamje, automjeti është kthyer përmbys dhe është dëmtuar tej mase. Policia ka dhënë edhe detaje nga aksidenti.

Njoftimi i policisë

Reth orës 16:00, në bypassin-in e Vlorës, në afërsi të fshatit Kaninë, shtetasi I. P., rreth 24 vjeç,  dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit tip “Benz” dhe si pasojë automjeti është përplasur me pjesën shkëmbore në anë të rrugës.

Për shkak të dëmtimeve, drejtuesi i automjetit ka humbur jetën, ndërsa pasagjeri, shtetasi D. K., rreth 23 vjeç, është derguar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH