Aksidenti rrugor ndodhi në hyrje të autostradës Durrës-Tiranë, ku një makinë tip Seat me tre të rinj ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanal.
Për të nxjerrë të rinjtë nga automjeti ka qenë e nevojshme ndërhyrja e forcave të shërbimit zjarrfikës.
Paraprakisht dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia e lartë, por hetimet vazhdojnë për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes.
Fatmirësisht, të rinjtë janë nxjerrë nga makina dhe janë transportuar në spital për ndihmë mjekësore. Gjendja e tyre shëndetësore, sipas burimeve policore, është jashtë rrezikut për jetën.