Një banesë është përfshirë nga flakët në vendin e quajtur “Rana e Hedhun”, në Shëngjin.
Situata nga zjarri i rënë që prej mbrëmjes së djeshme në Shëngjin është tejet kritike teksa vatrat e zjarrit të favorizuara edhe nga i nxehti dhe era janë përhapur me shpejtësi në të gjithë zonën.
Shumë pushues po largohen nga hotelet dhe po ndërpresin pushimet.
Bëhet me dije se nga Italia kanë mbërritur dy helikopterë dhe një tjetër nga Ministria e Mbrojtjes, për shkak se flakët po i afrohen edhe banesave të zonës.