Kronikë

Sulmoi me mjet të fortë fqinjin, arrestohet autori

Shkruar nga Liberale

Sulmoi me mjet të fortë fqinjin, arrestohet autori

Policia e Korçës ka arrestuar autorin e plagosjes së 65-vjeçarit në Korçë. 65-vjeçari u sulmua befasisht me mjet të fortë në krah teksa po rrinte në lulishte, nga një fqinj i tij.

“Mbrëmjen e sotme, në lagjen nr. 15, shtetasi S. B., dyshohet se ka dëmtuar me mjete të forta shtetasin K. M., rreth 65 vjeç, i cili u dërgua për mjekim në spital.

Autori i dyshuar i ngjarjes ndodhet i shoqëruar në komisariat, për veprime të mëtejshme.“- njofton policia.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH