Kronikë

"Nuk mund të vij në shkollë pasi..."/ Çfarë u kishte thënë Hygerta shoqeve pas vrasjes së babait

Shkruar nga Liberale

"Nuk mund të vij në shkollë pasi..."/ Çfarë

Shoqja e Hygerta Metës, e cila ndodhet në burg për vrasjen e babait të saj, Pëllumb Metës në bashkëpunim me pjesëtarët e tjerë të familjes, ka treguar komunikimin me të në ditët e fundit.

Hygerta studionte në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja. Shoqja e saj e universitetit ka dëshmuar planin e 19-vjeçares në lidhje me mungesat në shkollë dhe se çfarë u kishte thënë atyre.

“Të hënën dhe te martën nuk ka ardhur, te mërkurën ka ardhur. E pyetëm dhe na tha se ka pasur një rast vdekjeje të një kushëriri 21-vjeçar dhe duhet të ishte pjesë me nda kafet. Në leksione ishte aty, derisa kemi mbaruar mësimin të enjten. Pastaj të premten nuk erdhi, ka marrë leje, i ka thënë zyshës unë do të mungoj ca ditë”, tregon shoqja e Hygertës.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH