Një 69-vjeçar raportohet se është mbytur në plazhin e Pishporos në Fier.
Ngjarja tragjile ndodhi pasditen e sotme.
Në vendngjarje ka mbërritur menjëherë ambulanca, policia dhe grupi hetimor për të zbardhur shkaqet e humbjes së jetës së 69- vjecarit.
Sipas informacioneve paraprake dyshohet se i moshuari mund të ketë pësuar ndonjë arrest kardiak, teksa është futur në ujë.