Një vajzë 3 vjeçare e aksidentuar është transportuar nga urgjenca e Sarandës drejt spitalit të Traumës në Tiranë.
Ngjarja ka ndodhur këtë mbasdite në fshatin Borsh.
Sipas burimeve policore të Sarandës mësohet se babai i 3 vjeçares, A.L, i ndodhur në lagjen e tij në Borsh me mjetin e tij Benz me targë AB045GT, duke bërë manovër për t’u futur tek porta e oborrit të banesës së tij aksidentalisht ka goditur vajzën e tij 3- vjeçare.
Menjëherë është transportuar në urgjencën e Sarandës, ku pas ndihmës së parë dhe skanerit të bërë fëmijës u konstatua se vajza nga goditje me makinë ka pësuar goditje në organet e brendëshme dhe në mushkri, por jashtë rrezikut për jetën.
Për rrjedhojë është transportuar me helikopter drejt spitalit të Traumës në Tiranë.
Ndërkohë babai i vajzës, do të ndiqet në gjendje të lirë.