Kronikë

Ngjarje e rëndë në Lezhë! Vuante nga probleme të shëndetit mendor, djali vret nënën me thikë, arrestohet pas ngjarjes

Shkruar nga Liberale
Ngjarje e rëndë në Lezhë! Vuante nga probleme të

Një ngjarje e rëndë raportohet se ndodhi në Lezhë, ku djali i cili vuan nga probleme të shëndetit mendor ka vrarë nënën me thikë.

Viktima është Gjylije Dani, 88 vjeçe. Autori Arsen Ferit Dani, i cili raportohet se vuante nga probleme të shëndetit mendir, u arrestua disa minuta pas ngjarjes.

Policia njofton se ka arrestuar djalin dhe kanë sekuestruar thikën me të cilën është kryer vrasja. - "Rreth orës 14:30, shtetasi Arsen Ferit Dani 62 vjeç, banues në lagjen “Besëlidhja” (dyshohet shtetas me probleme të shëndetit mendor), ka vrarë me mjet prerës (thikë), nënën e tij, shtetasen Gjylije Dani, 88 vjeçe".

Ndërkohë, pritet detaje për rrethanat e ngjarjes.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH