Pas ngjarjes së rëndë që ndodhi mëngjesin e sotëm në një azil të moshuarish në Tiranë, ku një 78-vjeçar vrau me shkop shokun e tij të dhomës 82-vjeç, Sektori për Hetimin e krimeve ka arrestuar dy infermiere të azilit. Ndalimi i tyre është bërë pasi nuk kanë kallëzuar ngjarjen.
Nazime Mulla dhe Glesantina Saraç, infermiere dhe kryeinfermiere në azilin ku u vra i moshuari, Virxhil Vesho, janë dy infermieret e ndaluara nga policia e Tiranës.
Dy infermieret nuk kanë marrë në telefon policinë por kanë marrë në telefon agjenci funerale. Në polici kanë pretenduar që nuk e kanë kuptuar që Zyhdi Shehi kishte vrarë Virxhil Veshon, por sipas tyre kanë menduar se është rrëzuar dhe i ka ardhur vdekja nga kjo, dhe jo nga dhuna e ushtruar nga shoku i dhomës së azilit.
Shkak i ngjarjes së rëndë është bërë krevati, pasi 78-vjeçari Zyhdi Shehu mendonte se shoku i tij i dhomës Virxhil Vesho i kishte zënë vendin.
Burime bëjnë me dije se ngajrja e rëndë ka ndodhur në orën 04:00 të mëngjesit të sotëm, dhe se dy të moshuarit vuanin nga Alzhaimeri dhe skleroza.
Gjithashtu mësohet se në të njëjtin azil ndodhej edhe bashkëshortja e Shehut, por dy të moshuarit ndodheshin në dhoma të ndara për shkak të sëmundjeve.
78-vjeçari Zydiu Shehu merrte ilaçe për sëmundjen e parkinsonit, ilaçe që i jepnin në disa raste haliçunacione.