Kronikë

Ngjarja në Astir/ Zbardhet DËSHMIA e shoqeve të 21-vjeçares! 5 të shpallurve në kërkim u shtohet një tjetër akuzë

Shkruar nga Liberale

Ngjarja në Astir/ Zbardhet DËSHMIA e shoqeve të

Pesë personave të shpallur në kërkim në lidhje me ngjarjen e ndodhur në Astir u është shtuar edhe një tjetër akuzë, ajo e prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike.

Kjo për shkak se shoqet e 21-vjeçares, pasi kanë dhënë dëshminë e tyre sërish përpara Policisë së Tiranës, kanë pranuar se kanë shkuar me dëshirë në banesë pasi i ka thirrur shoqja e tyre për të qëndruar së bashku me djemtë, si dhe të përdornin doza kokaine.

Në këto kushte, thanë burimet, ndaj 5 të rinjve tashmë të shpallur në kërkim nga blutë i është shtuar edhe akuza e shitjes dhe prodhimit të narkotikëve. Ndër të tjera ata akuzohen edhe për armëmbajtje pa leje si dhe heqja e paligjshme e lirisë.

Mësohet se personat e shpallur në kërkim për ngjarjen në Astir, janë Joni Sadikaj, Skerdi Sina, Ogert Alia, Arnold Jaho dhe Anduel Alia.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH