Kronikë

Detaje nga NGJARJA e rëndë në Shëngjin, shoqërohen dy shtetas në polici

Shkruar nga Liberale

Detaje nga NGJARJA e rëndë në Shëngjin, shoqërohen dy


Një 50 vjeçar ka humbur jetën në vendin e punës në Shëngjin. Ai është identifikuar si Preng Gjoni, 50 vjeç. Viktima ka qenë punëtor ndërtimi pranë një objekti që është në ndërtim e sipër.

Nga burimet e spitalit bëhet me dije dhe dyshohet se është rrëzuar dhe një objekt i ka rënë në kokë duke rezultuar goditje fatale, pasi ka ndërruar jetë menjëherë.

Sakaq, ai u dërgua në spital me makinë private dhe pasi e kanë lënë viktimën janë larguar menjëherë nga spitali. Policia po vijon hetimet, ndërsa janë shoqëruar në ambientet e Policisë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dy shtetas që ishin duke punuar në objektin ku humbi jetën 50 vjeçari.

Ndërkohë dy ditë më parë, edhe një i ri, Emiliano Frroku, humbi jetën tragjikisht, teksa po punonte në një pallat në ndërtim në Shëngjin.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH