Kronikë

Ngjarja e rëndë në Fier ku mbeti i vdekur 19-vjeçari/ DETAJET, sherri nisi për një vajzë, i riu s’kishte lidhje me konfliktin

Shkruar nga Liberale

Ngjarja e rëndë në Fier ku mbeti i vdekur 19-vjeçari/

Një ngjarje e rëndë ndodhi ditën e djeshme në qytetin e Fierit, që tronditi gjithë Shqipërinë.

19-vjeçari, Grei Bihuci, u godit me thikë nga 18-vjeçari Florjan Muka, i cili u arrestua nga policia. 

U dyshua se sherri mes tyre nisi në rrjete sociale dhe më pas degradoi në përleshje fizike.

Mirëpo ditën e sotme është zbuluar se Grei nuk kishte lidhje me konfliktin, i nisur fillimisht në rrjetin social Snapchat, por ai ndërhyri për të ndaluar sherrin dhe për pasojë mbeti viktimë.

Një shokë i përbashkët i tyre tregoi për JOQ se konflikti ka nisur disa ditë më parë mes dy kushërinjëve Florian dhe Klajdi Muka, të cilët e kanë patur sherrin me Olsi Serjanin për një like ndaj një vajze në rrjete sociale.

Shoku i Greit ka patur probleme me Klajdi Mukën e ndërsa ky ka marrë për mbështetje Florian Mukën i cili ka goditur me armë të ftohta.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH