Kronikë

Në pranga një 14-vjeçar shqiptar në Greqi, ja arsyeja

Shkruar nga Liberale

Në pranga një 14-vjeçar shqiptar në Greqi, ja arsyeja

Një 14 vjeçar shqiptar është vënë në pranga nga autoritetet greke, pasi akuzohet për tentativë grabitje në bashkëpunim.

14-vjeçari së bashku me dy miqtë e tij, 14 dhe 15 vjeç, njëri grek dhe tjetri bangladeshas, kanë kërcënuar me thikë dy djemtë e moshës 15 dhe 16 vjeç, për t’u marrë para dhe sende personale.

Megjithatë, kur bashkëmoshatarët e tyre kanë rezistuar, tre autorët e mitur janë larguar por janë arrestuar pak kohë më vonë.

Bëhet me dije se bashkë me tre të miturit është arrestuar edhe nëna 43-vjeçare e njërit prej tyre për neglizhencë të mbikëqyrjes ndaj një të miturit.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH