Një 28 vjeçar është arrestuar në Lezhë, me qëllim ekstradimin në Itali.
Sipas policisë, i riu nga Puka ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane si pjesë e një organizate kriminale për trafikun e lëndëve narkotike.
Në vitin 2023, Gjykata e Bolonjës i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në kuadrin e organizatës kriminale.
Gjatë muajit nëntor të vitit 2022, ky shtetas ishte pjesë e një organizate kriminale që merrej me trafikimin e dogave të forta si kokainë e heroinë, nga Belgjika në Itali.
Vijon bashkëpunimi ndërmjet Interpol Tiranës dhe Interpol Romës, për ta ekstraduar këtë shtetas, në Itali.