Kronikë

Në kërkim për pengmarrjen e dy vëllezërve Beqiraj, arrestohet Agron Bejdolli, krahu i djathtë i 'Rrumit të Shijakut'

Shkruar nga Liberale

Në kërkim për pengmarrjen e dy vëllezërve Beqiraj,

Agron Bejdolli i shpallur në kërkim, u arrestua nga Sektori i Krimeve të Rënda në Durrës, i cili është një prej pengmarrësve të dy vëllezërve Beqiraj në vitin 2022.

Bëhet me dije se Bejdolli është krahu i djathtë i Alekdansër Lahos, i njohur ndryshe edhe si ‘Rrumi i Shijakut’.

Në bashkëpunim me njëri-tjetrin ata morën peng dy vëllezërit Indrit dhe Gentian Beqiraj më 3 tetor 2022.

Ndaj Bejdollit ishte caktuar masa ‘arrest me burg’ për akuzën “heqje e paligjshme të lirisë (pengmarrje)” në bashkëpunim me Rrumin e Shijakut.

Lidhur me këtë ngjarje kriminale rezulton i shpallur në kërkim edhe vetë Aleksandër Laho. Bejdolli u kap në shtëpinë e një kushëriri të tij në Spitallë të qytetit të Durrësit. 

Si ndodhi ngjarja? 

Në autostradën Durrës-Tiranë, në vendin e quajtur “Koxhas”, vellezerit Gentian dhe Indrit Beqiraj duke udhëtuar me motor, dyshohet se janë përfshirë në një incident rrugor, pasi një automjet ka goditur motorin e tyre, i cili për pasojë ka dalë nga rruga. Për këtë shkak, dy vëllezërit janë konfliktuar fizikisht me personat që ishin në automjet.

Në konflikt e sipër, personat që ishin në automjet kanë marrë njërin prej vëllezërve, shtetasin Indrit Beqiraj të cilin e kanë lënë në rrugë, larg nga vendi i konfliktit, dhe më pas janë larguar.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH