Kronikë

Ndërron jetë në spitalin e Lezhës i dënuari për abuzim sek*sual me të mitura

Shkruar nga Liberale
Ndërron jetë në spitalin e Lezhës i dënuari për

Shtetasi, Robert Foto Cini, i datëlindjes 22/07/1970, i cili vuante dënimin në IMP Lezhë, ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal të Lezhës në orën 14:15, pas një infarkti të miokardit, sipas njoftimit zyrtar të policisë.

I dënuari, me origjinë dhe me gjendje civile në Leskovik, ishte dënuar për veprën penale “Marrëdhënie seksuale me të mitura” dhe vuante nga çrregullimi skizo-afektiv.

Robert Cini ishte transferuar në këtë institucion më 27/11/2021, ku qëndrojnë të dënuarit me probleme mendore. Shtetasi i dënuar nuk kishte kontakte me familjen.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH