Kronikë

Ndërron jetë në spital Arlind Bushati, shkon në tre numri i viktimave nga masakra e Shkodrës

Shkruar nga Liberale

Ndërron jetë në spital Arlind Bushati, shkon në tre numri i

Shkon në 3 numri i viktimave në Shkodër. Ka ndërruar jetë në spital një nga dy të plagosurit, Arlind Bushati

Ngjarja e rëndë ndodhi në orën 15:50, në aksin rrugor “Shkodër-Koplik”, në Dobraç.
Zyrtarisht policia konfirmon se viktimat janë Hamza Lici, 23 vjeç; Arlind Bushati, 32 vjeç dhe Flutura Basha, 56 vjeçe. Kjo e fundit kalimtare e rastit.
Arlind Bushati mbeti fillimisht i plagosur rëndë dhe ndërroi jetë 6 orë më vonë në spital

Një makinë në lëvizje me autorë ende të paidentifikuar qëlloi në armë zjarri drejt Hamza Licit dhe Arlind Bushatit (në foto).

Lici ndërroi jetë, ndërsa Arlind Bushati luftoi për jetën në spital për disa orë pasi mori një plumb në kokë. Lici dhe Bushati po udhëtonin nga Shkodra drejt Koplikut me makinën tip Benz me targa kroate, në momentin që u qëlluan.

Viktima Hamza Lici është vëllai i Ibraim Licit, i kërkuar për vrasje. Përpara disa ditësh Arlind Bushati denoncoi në polici një atentat të dështuar ndaj tij në qendër të qytetit të Shkodrës.

Ai po qëndronte jashtë një lokali kur dy të rinj iu afruan me motor dhe i drejtuan armën, por dyshohet se arma u është bllokuar.

Në ngjarje e vdekur mbeti edhe një kalimtare e cila po udhëtonte më motor së bashku me bashkëshortin. Bashkim Basha dhe Flutura Basha kanë qenë duke udhëtuar me motor kur mjeti tip Benz me të cilin po udhëtonte Lici dhe Bushati ka humbur kontrollin dhe i ka përplasur.

Flutura Basha ka ndërruar jetë, ndërsa Bashkim Basha vazhdon të jetë në gjendje të rëndë, aktualisht i vetmi i plagosur nga ngjarja. Dyshimet e para nga atentati janë përplasjet mes dy grupeve, Bajrave dhe Licëve.

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH