Zbardhet dëshmia e motrës së Marjana Plakës, e cila u plagos me thikë nga ish-partneri Ilia Cani. Ajo ka thënë se motra ka pasur probleme dhe më herët, pasi prej dy vitesh, Cani e ndiqte.
Sipas saj, madje e motra e kishte denoncuar dhe në polici autorin.
Ajo ka treguar se në momentin kur ndodhi ngjarja ka qene prezente dhe ka parë gjithçka nga afër.
“E pashë që nga spitali, motra po kalonte rrugës së spitalit dhe ai i doli përpara, e shtriu në tokë dhe e goditi me thikë. Ka patur shumë probleme më përpara, e ndiqte prej 2 vitesh, pasi motra i dha fund lidhjes.
Motra e kishte denoncuar në policia, ajo u pajis me urdhër mbrojtje por vazhdonte përsëri ta përndiqte. Autori ishte në Greqi për 4 muaj, u kthye dhe filloi prapë ta ngacmonte. Ajo dilte për punën e saj, ai se linte rehat. Motra i thoshte mos më ndiq, se jam me burrë e fëmijë. Motra ka shtruar nipin këtu, ai e pa dhe e shtriu poshtë, ia futi thikën”, tha ajo