Kronikë

"Mos e lejoni të dalë nga burgu"/ Gazetarja zbardh mesazhin e nënës së 27-vjeçares pas ngjarjes së rëndë në Kamëz

Shkruar nga Liberale

"Mos e lejoni të dalë nga burgu"/ Gazetarja zbardh mesazhin

Gazetarja Klodiana Lala ka zbardhur detaje në lidhje me ngjarjen e rëndë në Kamëz, ku një vajzë 27-vjeçare i dha fund jetës pasi kërcënohej me publikim të fotove në rrjetin social ‘TikTok’, nga personazhi Altin Çoku.

Ajo tha se vajza 27-vjeçarje kishte një muaj e ca që ishte kthyer në Kamëz, pasi ishte në proces divorci nga bashkëshorti me të cilin ishte martuar me mblesëri në Kosovë.

Lala tha se ka mësuar se nëna e së resë i ka kërkuar policisë të mos e nxjerrin nga burgu vrasësin e vajzës së saj dhe u ka thënë se ai përdor sëmundjen si alibi.

“Gruaja kishte ardhur vetëm një muaj e pak koha nga Kosova në drejtim të Shqipërisë. Para se të bullizojmë duhet të futemi në këpucën e asaj gruaje që përpiqej dëshpërimisht për të rritur fëmijën. Sot ajo nuk është më dhe ne duhet të ndihemi pak fajtor. Sot duhet të ndërgjegjësojmë shoqërinë shqiptare sa e rrezikshme është një foto e papërshtatshme në telefon.

Ajo ishte një vajzë që kishte një traumë për shkak të konflikteve me familjen e ish-bashkëshortit. Ishte larguar nga familja e tij, dhe mesa mora vesh ishte martuar me mblesëri. Nuk kam arritur të kontaktoj  më nënën sepse ishte shumë rëndë, por di që i kishte bërë thirrje policie të mos e lejojnë të dalë nga burgu. Ai e përdorur sëmundjen si alibi”, tha Lala.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH