Kronikë

“Merma jetën o Zot”/ Babë e bir vdiqën në Lushnjë, e afërmja e tyre shpërthen në lot

Shkruar nga Liberale

“Merma jetën o Zot”/ Babë e bir vdiqën në

Lushnja është tronditur mesditën e sotme nga një shpërthim i fuqishëm që i mori jetën dy personave.

Landi Verçani dhe djali i tij 24 vjeç ndërruan jetë pasi pësuan djegie të rënda, teksa ishin duke punuar në magazinë. Ngjarja ka shokuar familjarët, teksa shihet se një prej tyre ka shpërthyer në lot pas marrjes së lajmit.

“Merma jetën o Zot”, dëgjohet në video e afërmja e viktimës teksa mbahet në këmbë nga dy persona.

Babë dhe bir ndodheshin së bashku brenda vinçit, i cili ka prekur linjën e tensionit të lartë duke shkatuar shpërthimin.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH