Kronikë

Me vlerë 2 milionë euro, kapet sërish “mall” në portin e Pireut

Shkruar nga Liberale

Me vlerë 2 milionë euro, kapet sërish “mall” në

Një tjetër sasi e madhe lënde narkotike është sekuestruar në portin e Pireut në Athinë, e cila vinte nga Ekuadori.

Sipas mediave greke, kokaina ishte me peshë 46 kg dhe do të kapte shifrën e 2 milionë eurove kur të hidhej në treg.

Lënda narkotike është gjetur në kontejner me banane, ndërsa është zbuluar pas kontrollit të imtësishëm nga efektivët. Kujtojmë se pak ditë më parë sërish në Pire janë sekuestruar dy ngarkesa me drogë, ku mes të arrestuarve ishin edhe dy shqiptar.

Sakaq, vijojnë hetimet për zbardhjen e një rrjeti ndërkombëtar të importit dhe trafikut të drogës si dhe po hetohet për një lidhje të mundshme me dy rastet e tjera.

Liberale Newsroom

A mund të shihen si shpresëdhënës politikanët e rinj për të përmbysur raportin tradicional të dy partive të mëdha në qeverisje prej ‘92?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH