Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Lushnje-Plug.
Mësohet se shtetasi Feti Rramanaj, 76 vjeç, është aksidentuar me mjetin tip Benz, ndërsa është transportuar me plagë të lehta në spital, jashtë rrezikut për jetën.
I aksidentuari ndodhej i vetëm në makinë dhe dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia mbi normën duke sjellë daljen nga rruga kryesore dhe ka përfunduar 400 metra brenda tokave bujësore.